Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e shfrytëzojnë këtë kohë për diçka tjetër, raporton KTV .
Dy subjektet politike po vazhdojnë takimet në përpjekje për të harmonizuar programet e tyre për krijimin e Qeverisë.
Dardan Sejdiu që ishte pjesë e takimit të dytë së bashku me kreun e partisë, Visar Ymeri dhe dy nënkryetarët e LDK’së Avdullah Hoti e Lutfi Haziri, thotë se ekziston një gatishmëri nga të dyja partitë për bashkëpunim.
Sejdiu thotë se Albin Kurti do të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, derisa ka shtuar se kjo varet edhe nga dështimi i koalicionit PAN për krijimin e Qeverisë.
Vetëvendosje dhe LDK’ja e kanë kundërshtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me koalicionin PAN, derisa pjesë e saj është PDK’ja.