Çfarë të bëjnë shqiptarët, të njohin Serbinë pa Kosovën?! Është shprehur me ironi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference me gazetarët në Bruksel, kanë raportuar mediet serbe, transmeton Koha.net.

Me këto fjalë është përgjigjur ai në pyetjen se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë se Prishtina po përgatitet për “fazën e fundit të dialogut” dhe “për njohjen e ndërsjellë”.

Pas bisedës me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, gjatë bisedës me gazetarët, Vuçiq ka thënë se është e qartë se i mbetet Serbisë të provojë të kryej gjithë çfarë ka të bëjë në kuadër të reformave, sundimit të ligjit, por edhe të reformave kushtetuese, porse përfundimi i dialogut nuk varet vetëm nga Beogradi

“Të gjitha këto do të mund t’i arrijmë, por mbetet diçka që nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga pala shqiptare në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi dhe ka rikujtuar se Serbia në bisedimet për hyrje në në BE ka edhe kapitullin 35, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe të “rregullojë e gjenerojë” rrugën evropiane të Serbisë, përcjell Koha.net.

“Kur t’ia dalim kësaj, e pakëndshme për të gjithë ose e kënaqshme për të gjithë, atëherë jam i sigurt se do të mund të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i BE-së. Unë shpresoj se kjo mund të ndodhë gjatë mandatit të ardhshëm (të Komisionit Europian)”, ka thënë Vuçiq.

Kur iu rikujtua se Prishtina po bëhet gati “për fazën përfundimtare të dialogut” dhe “njohjen e ndërsjellë”, presidenti i Serbisë u përgjigj se nga Prishtina “dëgjohet e njëjta gjë” tash tri vjet.

“Pyetja ime është kjo: Çfarë do të bëjnë ata? Të njohin Serbinë pa Kosovën? Të na bëjnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të them tjetër”, u shpreh Vuçiq.

Ai tha se ka disa gjera që shqiptarët e Kosovës nuk mund t’i bëjnë pa Serbinë, ndërsa Serbia e di “çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet