Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di se rikthimi i pushtet serb në Kosovë është i pamundur. Këtë Vuçiq ka tentuar t’ia shpjegojë edhe qytetarëve serbë në një intervistë me televizionin Pink në Beograd.

Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të jetë realiste dhe racionale në raporot me Kosovën.

“Duhet të jemi realistë, racionalë dhe seriozë kur pyesim njerëzit se si do të kemi pushtet serb në Malishevë dhe Shtimë? Ne dëshirojmë të gënjejmë veten tonë, publikisht. Kjo është çështje historike dhe është e vështirë ta fajësojmë Millosheviqin për këtë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se dëshiron ta zgjidhë çështjen e Kosovës, për mos t’ia lënë atë si problem gjeneratave të ardhshme, përcjell Insajderi shkrimin e portalit serb Danas.

“Disa do të thonë se ai [Vuçiq v.j] dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse i lëmë fëmijët me probleme të pazgjidhura, fëmijët tanë do të kenë përsëri frikë sepse çështja nuk dihet nëse do të zgjidhet në 10, 20 ose 100 vjet” tha Vuçiq.

T mobile In article [4]
Global