Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar edhe një herë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se Serbia është e sigurt se kjo nuk do të ndodhë, duke theksuar se ka përkrahje të madhe nga vendet mike.

Vuçiq nga Nishi ka thënë se ka pranuar edhe shumë letra, sqarime dhe argumente se pse Kosova duhet të pranohet në këtë agjenci të OKB-së. Ai ka zgjedhur të ironizojë me këto letra.

“Po t’i shihnit letrat që na vijnë nga vendet tona mike, gjoja nga shkencëtarë, të cilët sqarojnë se pse do të ishte mirë që Kosova të pranohet në UNESCO, që të mbrohet trashëgimia kulturore serbe… nuk e dini se a duhet qeshur nga mundimi apo të qani..”, tha Vuçiq para gazetarëve, transmeton lajmi.net

Sipas tij, nuk është problemi te Kosova, por te siguria e trashëgimisë kulturore serbe.

“Asgjë nuk mund të garantoj, por shpresoj se i kemi votat e mjaftueshme, jo për të ndaluar dikë, por për të siguruar trashëgiminë kulturore serbe”, shtoi presidenti i Serbisë.

“Ne kemi një numër të madh të problemeve, por besoj që do t’i luftoj me sukses ato”, përfundoi Aleksandar Vuçiq.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ditë më parë ka bërë të ditur se Kosova ka ende kohë që të aplikojë për anëtarësimin në organizatën e OKB-së, UNESCO.