19-vjeçari nga Gjermania, me origjinë nga Serbia, ka vdekur në Maqedoni, pasi nga plagët e rënda, ka vdekur në një dasëm dje në Likovë të Kumanovës.

“Rreth orës 22:45 deri sa  ka qenë i ulur në oborrin e Z.SH. (51) ku ishte edhe festa, 63-vjeçari A.SH. ka njerrë armën e zjarrit me kalibër 9 mm, të cilin e ka poseduar pa leje dhe ka gjuajtur disa plumba në ajër, i cili njëri prej plumbave ka shkuar në dejtim të 19-vjeçarit B.A” thonë nga MPB, transmeton TetovaSot.

Djali i lënduar është transferuar në spitalin e Kumanovës ku edhe aty ka vdekur. Kufoma është dorëzuar për autopsi, A.SH. është paraburgosur, ndërsa policia punon në qartësimin e rastit.