Një burrë që dyshohet se ka vrarë bashkëshorten gjatë një udhëtimi me anije në shtetin e Alaskës, thotë ta ketë bërë këtë për shkak se “ajo nuk po pushonte së qeshuri” me të.

Kenneth Manzanares akuzohet për vrasje të gruas 39 vjeçare, trupi i së cilës është gjetur me plagë të rënda në kokë, transmeton portali arbresh.info.

Ai është arrestuar pasi agjentët e sigurisë gjetën gjak në rrobat dhe duart e tij, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Avokati i caktuar nga gjykata për Manzanares nuk ka komentuar në lidhje me rastin.

Viktima është identifikuar nga mediat amerikane si Kristy Manzanares, nga Utah.

Një dëshmitar që hyri në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë tha se e pa të dyshuarin 39-vjeçar që e tërhoq trupin e viktimës në ballkon.

Pastaj dëshmitari kapi këmbët e gruas dhe e tërhoqi atë.

Kur ai e pyeti z. Manzanares çfarë kishte ndodhur, i dyshuari citohet të ketë thënë: “Ajo s’po pushonte së qeshuri me mua”.