Kenneth Manzanares akuzohet se ka vrarë të shoqen 39-vjeçare, Kristy Manzanares, trupi i së cilës u gjet me plagë në kokë në kabinën e tyre.
Autoritet policore thonë se Manzanares e qëlloi gruan e tij ndërsa po lundronin me anije për në Alaskë sepse ajo nuk ndalonte së qeshuri me të në prani edhe të fëmijëve.
Ishin pikërisht të pranishmit aty që nuk e lejuan të bënte këtë veprim duke e kapur gruan nga kyçet dhe duke e futur sërish brenda. Rojat e sigurisë në anije u lajmëruan dhe e gjetën atë të plagosur ndërkohë që 20 minuta më vonë 39-vjeçarja ndërroi jetë.
Dëshmitarët dhe agjentët e sigurisë rrëfyen se burri kishte njolla gjaku në rroba ndërkohë që në kabinën e tyre shenjat e gjakut gjendeshin kudo. Kur e pyetën se çfarë kishte ndodhur, i dyshuari raportohet të jetë përgjigjur se ajo “nuk pushonte së qeshuri me mua”.
Ndërsa gjatë kontrollit të agjentëve të FBI-së në kabinë, ai raportohet të ketë thënë se “jeta ime mori fund”. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Kroçerën Emerald Princess.
Çifti nga Utah, Amerikë, ishte në bordin e anijes me një grup të madh ku merrnin pjesë të rritur e fëmijë. Të pranishëm në udhëtim ishin edhe 3 fëmijët e çiftit. Lundrimi për në Alaskë zgjaste një javë, që nga nisja që bën në Seattle, Washington, të dielën.