Policia italiane ka ekzekutuar urdhër-arrestin ndaj Maurizio Archinito-s, 25-vjeçarin e dënuar nga gjykata e Milanos për vrasjen e dyfishtë të shqiptarëve: Alban Medha, 51 vjeç dhe nipit të tij Ndue Bruka, 27 vjeç.

Ata u ekzekutuan në nëntor 2016 në Abbiategrasso (Milano).Gjykata vendosi se Archinito dhe i vëllai  Mattia qëlluan me armë zjarri shqiptarët për tu hakmarrë ndaj një vjedhjeje në banesë dhe për konflikte lidhur e pazaret e drogës në zonë, raporton “ANSA”.

Mattia Archinito, vëllai i vogël, ka rrëfyer krimin dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Dënim që është konfirmuar nga Apeli.

Ndërsa Maurizio Archinito, u lirua fillimisht me argumentin se nuk e kishte kryer ai krimin, por më pas Apeli ka hedhur poshtë këtë version duke e dënuar me burgim të përjetshëm edhe atë. Kështu, Maurizio u arrestua nga agjentët e divizionit të anti-krimit

 

T mobile In article [4]