Prokuroria e Durrësit pushon çështjen për një nga dy autorët e akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.

Tre muaj pas ngjarjes, organi i akuzës la të lire Kostandin Ekonomi, njëri prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen me mjete prerëse të 60-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 prillit në dyqanin e tij.

Ndërsa në burg ka mbetur Kujtim Ekonomi. Lirimi i një prej dy vëllezërve ka sjelle reagimin e bashkëshortes së viktimës, Vjollca Arapit, dëshmitarja e vetme në vendngjarje.

Në mënyrë të vazhdueshme tha Arapi është provuar nga pamjet filmike se në vrasjen e bashkëshortit  të saj  ishin të dy vëllezërit Ekonomi dhe dhëndri i tyre Jurgeni, por në burg tani ka mbetur vetëm një nga tre autorët.

Shkak për krimin e rëndë u bë qiraja mujore prej 13 mijë lekësh për tubin e aspirimit.