Kryeministri francez, Eduard Philippe, mori sot në mbrëmje një besim të gjerë nga deputetët pasi paraqiti programin ambicioz të reformave ekonomike dhe sociale duke bashkuar masat pro biznesit dhe premtimeve për reduktimin e shpenzimeve.

Në total, 370 deputetë nga 577 shprehën mbështetjen e tyre për programin politik të prezantuar nga kryeministri i emëruar nga presidenti, Emmanuel Macron, 67 votuan kundër dhe 129 abstenuan.

Kurrë më parë që prej 1959, një fjalim për politikën e përgjithshme nuk kishte marrë kaq pak vota kundër.

Abstenimi përbën gjithashtu një rekord.

Bëhet fjalë për shumicën më të fortë të marrë në një votim të tillë që prej periudhës 1993-1997, përcjell Atsh.

“Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan, respektoj ata që kanë bërë”, deklaroi Philippe pas votimit.