Talent shou “America’s Got Talent” çdo herë e më shumë zhvillon një garë të ngushtë mes konkurrentëve.

Vogëlushja me emrin Angelica Hale ka lënë pa fjalë jurinë kur u paraqit në skenë me këngën ‘Girl On Fire’ të këngëtares Alicia Keys.

Si çdo herë, para se të fillon performimin një konkurrent në skenë, juria është me dyshime nëse ai/ajo ka vërtetë talent.

Por, e kundërta ndodhi me vogëlushen Angelica, e cila ‘dridhi’ skenën me performimin e hitit të Alicia Keys.

Kënga tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, duke mbledhur mbi 79 milion klikime dhe për të ka dëgjuar menjëherë edhe vetë autorja e këngës e cila mbeti e ‘shokuar’.

T mobile In article [4]

“Këndoje!!! @AngelicaHale, vajzë ti je në ZJARR!! ???????????????? ” shkruan Alicia Keys sipër një videoje të shkëputur nga paraqitja e Angelicas në skenën e “America’s Got Talent”.