Një fëmijë nga Afrika e Jugut e cila sot është 9 vjeçe ka arritur të mundë virusin e Hiv Aids falë mjekimeve duke u bërë rasti i tretë në botë që shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse.

Rasti i tretë në botë i shërimit nga Hiv Aids është shënuar në Afrikën e Jugut, ku një fëmijë sot dhjetë vjeçe ka arritur ta mundë sëmundjen vdekjeprurëse.

Shërimi i saj u bë me anë të një kure prej 10 muajsh kur ajo ishte vetëm një vjeç.

Aktualisht ajo është në fazë rimëkëmbjeje që pritet të zgjasë, dhe ku virusi konsiderohet jo aktiv.

Pas kësaj kure të bazuar në mjekime anti retrovirale fëmija nuk ka marrë më mjekim dhe për nëntë vitet e tjera ka pasur shëndet të plotë

Anthoni Fauci drejtor i Institutit kombëtar të sëmundjeve infektive u shpreh se ky rast përforcon shpresat që trajtimi i fëmijëve të prekur nga Hiv Aids, për një periudhë të shkurtër që në vitet e para të jetës së tyre mund të tejkalojë pengesën e një terapie që zgjat gjithë jetën.

Një grup i vogël personash të prekur nga virusi, më pak se 1 për qind, janë në gjendje të ndalojnë replikimin në mënyrë autonome dhe njihen si kontrollorë elitarë, edhe pse nuk njihet ende mekanizmi që e lejon një gjë të tillë. Mes atyre që kanë marrë mjekim anti retroviralë për një kohë të kufizuar, janë të paktë ata që kanë mundur të ndërpresin në mënyrë përfundimtare mjekimin.

Mjekët pranuan se nuk e dinë se pse fëmija afrikanojugore është e e vetmja nga 410 rastet të kuruara në të njëjtën mënyrë që ka mundur të shërohet dhe të qëndrojë e shëndetshme për një kohë kaq  të gjatë. Asaj i ishte diagnostikuar sëmundja kur ishte vetëm 32 ditëshe.

Virusi i Hiv Aids në fakt ka aftësinë  të fshihet në qelizat njerëzore, të rezultojë i zhdukur për disa vjet dhe të dalë sërish në pah në përfundim të mjekimit. Kurat anti retrovirale nuk e vrasin dhe personat e infektuar janë të detyruar të marrin mjekim çdo ditë për gjithë jetën, me efekte të ndryshme anësore.