VMRO-DPMNE sot akuzoi se gjykata nuk gjykon sipas fakteve dhe argumenteve dhe se vendimi për t’iu marrë pasdaportat të akuzuarve në rastin e PSP-së janë absurde dhe të paqëndrueshme.

“Gjykata i hodhi postë kërkesat e mbrojtjes për heqje të masave për kujdes, edhe pse të njejtat ishin mbështetur me argumente të qëndrueshme, ndërkaq si gjoja ngushëllim dhe tregues për një lloj baraspeshe i hodhi edhe kërkesat e PSP-së të cilat ishin të pastra politike. Me vendimin e këtillë të vet gjykata iu nënshtrua presioneve të LSD-së dhe mbështetësve të tyre. Vendimi për t’u konfirmuar vendimi për marrjen e pasaportave dhe paraqitja e rregullt nuk është e baraspeshjuar, por në dëm kryesisht të të prekurve, ndërsa me të gjykata përputhet me skenarin e Zoran Zaevit për njollosje të VMRO-DPMNE-së”, tha Zoran Ilioski në konferencë prë shtyp.

Ai shtoi se askush nga të akuzuarit nuk ka tentuar ta obstruksionojë drejtësinë dhe se rregullisht janë paraqitur në ftesat e gjykatës. Sipas Ilioskit, gjykata zbaton standarde të dyfishta sepse nga njëra anë u merren pasaportat anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq nga ana tjetër lideri i LSDM-së për rastin “Mitmarrja” është në liri.