Dy javë më parë në oborrin e kishës “Shën Nikolla” të fshatit Luboten u dëmtuan 30 varreza ortodokse. Nga MPB atëherë thanë se po e hetojnë rastin dhe me kaq u mbyll. Por, nga VMRO DPMNE përsëri po e ngritin zërin në lidhje me këtë ngjarje. Ata po e akuzojnë neglizhencën e policisë për mos zbardhjen e këtij rasti.

“Dëmi nga ky akt nuk është vetëm i aspektit material, por mund të ndikoj edhe në raportet ndëretnik në Butel. Kjo është një çështje shumë serioze dhe Oliver Spasovski nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë kaq indiferente. Shumë shpesh tani parashtrohet pyetja nëse ky akt kishte për qëllim të shkaktojë de fokusim dhe frikë tek qytetarët, ndërsa nga ana tjetër të udhëhiqen disa politika dhe punë të ndryshme partiake” Dejan Mitrovski, VMRO-DPMNE

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, të cilët jetojnë në territorin e kësaj komune.

“Vërejtët se qytetarët e Butelit, maqedonas, shqiptarë, turq, serb e romë jetojnë në harmoni dhe nuk mundi askush t’i mashtroj të bëjnë diçka që nuk është në dobi të askujt prej nesh. Këtë komunë të re mundohemi ta bëjmë sa më të denjë për jetesë për të gjithë banorët, pa dallim kombësie dhe feje. Në këtë aspekt se sa kemi arritur të kontribuojmë, më së miri është t’i pyesni qytetarët”, u shpreh Petre Latinovski, Kryetar i Komunës së Butelit.

“Populli shumë është i varur prej politikanëve, nëse ata kanë fjalë të mira, qytetarët menjëherë ndryshojnë qëndrimet, shprehin mendime të mira dhe i harrojnë urrejtjet”, thonë banorët e Butelit.

T mobile In article [4]

“Momentalisht, nuk kemi problemi, përkundër që mund të kishte shkaku i situatës, rinia është më tolerante nuk iu intereson politika, iu intereson jeta të përparojnë. Madje duhet t’ju jepet shembull deputetëve që le ta shohin popullin se ne jemi shumë më të vetëdijesuar se sa ata që i kemi zgjedhur dhe na përfaqësojnë”, tha Afet Bajrami, shitës në treg.

“Deri më tani jo, prej 11 vjetësh jam në Butel sepse unë kam ardhur nga periferia, por nuk kemi mosmarrëveshje ndër-etnike. Ja, afër meje me tezgë e kam fqinj një shqiptar dhe shumë mirë ia kalojmë, prej 11 vjetësh nuk kemi pasur asnjë problem”, u shpreh Biljana Gllushkina, shitëse në treg.

Një vit më parë qytetarët e Komunës së Butelit protestuan kundër projektit për vendosjen e një Kryq në gjatësi prej 55 metra, në rreth rrotullimin në hyrje të komunës. Propozimi u bë nga Kongresi Maqedonas dhe Këshilli i komunës mori vendimi vetëm disa ditë pas vendosjes së “Shqiponjës” në komunën e Çairit. Por, ky vendim u tërhoq për mos shkaktimin e tensioneve ndër-etnike në Komunën e Butelit.