Nga VMRO-DPMNE sot kanë akuzuar PSP-në se kanë harxhuar miliona euro për përndjekje të funksionarëve të kësaj partie. Sipas VMRO-së  kjo Prokurori ka adaptuar ushtarë partiak të afërt me LSDM-në.

“PSP deri tani ka harxhuar katër milionë euro para të popullit për përndjekje politike të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, dhe nuk kanë dhënë raport për çfarë nevoja i kanë harxhuar të hollat tjera të qytetarëve. Para disa ditëve PSP në mënyrë të turpshme hapi shpallje për punësim të 30 personave. Kjo do të thotë se PSP me konkursin e ri do të vazhdojë me praktikën që të adoptojë anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së dhe të financojë pagat e tyre astronomike”, tha sot në konferencë për shtyp, Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.

Stojanoski kërkoi nga PSP-ja që të tregojë transparencë, duke thënë se qytetarët i kanë lexuar planet e tyre