VMRO përmes një kumtese përsëri kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të mbajë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje për vdekjen e dy qytetarëve në Gostivar.

Në kumtesë nga partia opozitare thonë se dy viktimat janë pasojë direkte e sjelles së Taravarit, duke shtuar se ky kaos mund të rrezikojë jetën edhe të shumë qytetarëve tjerë nëse nuk ndërmerren masa, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për dy muaj jo të plotë, qeveria e Zaevit lejoi që dy persona të vesin për shkak të pakujdesisë së tyre. Zaevi dhe Taravari nuk janë munduar që të sigurojnë reagjencë për diagnozën e sëmundjes, gjë që ka lejuar të infektohen edhe persona tjerë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Taravari ka pranuar pakujdesinë e tij, paaftësinë dhe mosnjohurinë se si të ballafaqohet me këcënimet serioze shëndetësore.