VMRO-DPMNE-ja filloi me zbatimin e obstruksioneve në seanca parlamentare. Në vazhdimin e seancës së 6 të Kuvendit në të cilën pritet të shkarkohet kryeprokurori publik Marko Zvërlevski, që në fillim të seancës, partia më e madhe opozitare kërkoi pauzë një orëshe. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi arsye të pauzës dhe prononcimin e grupit parlamentar i cili kërkon pushimin.

Komisioni për arsim në seancën e kaluar u anulua për shkak të një keqkuptimi brenda koalicionit. Që të mund të flasin të gjithë ata që kërkuan fjalën në atë komision, pasi që bëhet fjalë për pika të ngjashme dhe me qëllim që e njëjta të mos përsëritet, kërkojmë një orë pauzë dhe të vazhdojmë pas seancës së Komisionit për arsim – tha Dimitar Stevananxhija, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Fillimisht nuk është korrekt të flasësh nga vendit. Nëse ke diçka për të thënë zgjohu dhe dil në foltore dhe fol, të dëgjojë i gjithë opinioni. Nuk do të keni procedurale! Një orë pauzë përderisa e keni të drejtën. Trajko Veljanovski nëse dëshiron më pas mund të shfrytëzoj proceduralen – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Në vazhdimin e seancës pas pauzës, opozita vazhdoi me fjalimet procedurale, replikat dhe kundër-replikat. Pika për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski po paraprihet nga raporti vjetor i Avokatit të Popullit.

Nëse jo sot, pres që pozimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit në rend dite të vij të paktën nesër. Edhe ligji për Parlamentin por edhe Rregullorja cakton qartë se sa punon dhe si punon Kuvendit. Për informacionin tuaj ju kujtoj se Kuvendi punon 24 orë – u shpreh Tomisllav Tuntev, Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Përveç shkarkimit të Zvërlevskit, Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të shkarkoj edhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit si dhe do të emërojë sekretar të ri të përgjithshëm dhe dy zëvendësit e tij. Opozita ka vendosur disa kushte për sekretarin e përgjithshëm duke kërkuar që Kuvendit të shpall konkurs, ndërsa kandidatët të mos kenë qenë pjesë e ndonjë subjekti politik të paktën 5 vitet e fundit si dhe të ketë përvojë të paktën 5 vjeçare në fushën e jurisprudencës./alsat