“Qëllimi i PSP-së është i qartë. Tendencioz, politikisht për të njollosur partinë dhe udhëheqjen e saj. Për këtë shkak PSP-ja kërkon masa vetëm ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Për këtë shkak edhe u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, vetëm përgjatë linjave partiake pa asnjë argument të shëndoshë. Gjykata është e vetëdijshme se askush nuk dëshiron që të pengojë drejtësinë dhe të ik, pasi nuk është kryer asnjë krim ndaj shtetit. E gjitha kjo është një konstrukcion politik i PSP/SDS. Kjo është edhe arsyeja që Gjykata e hudhi poshtë kërkesën për paraburgim. Nuk ka rrezik për ikje dhe nuk ka nevojë për konfiskim të dokumenteve të udhëtimit. Me vendimin për të mos u shqiptuar masë paraburgimi, kurse t’u konfiskohen dokumentet e udhëtimit arrihet një neutralitet i rreme i cili ka implikime të drejtpërdrejta politike. Sidomos para zgjedhjeve lokale SDS po vendosen në një pozitë më të privilegjuar, kurse VMRO-DPMNE-ja po njolloset politikisht”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Kjo parti kërkon nga gjykata që të mos hyjë në skenarët e askujt dhe të mos bëhet instrument i dikujt në skenare të caktuar të frymëzuar nga ata që kanë frikë nga Nikolla Gruevski dhe mbështetjen dominante që ka VMRO-DPMNE në mesin e njerëzve.

“Gjykata të refuzojë kërkesat politike të PSP-së dhe të marrë një vendim që do të kthejë dokumentet e udhëtimit personave në lëndët e Katica Janeva.Për shkak se PSP-ja pa dëshmi dhe prova dhe pa asnjë argument po bën një fushatë shpifjesh politike, “, thuhet në kërë deklaratë të VMRO-DPMNE-së.