VMRO-DPMNE-ja akuzon se LSDM-ja punon në planin e partizimit të tërësishëm të gjyqësisë, e cila nuk do t’i ndjekë ata për krimet.

Nevenka Stamenkovska nga kjo parti në konferencë shtypi tha se sipas vizionit  të LSDM-së në Maqedoni duhet të ketë gjyqësi e cila do të zbatojë vetëm porosi partiake dhe ndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njëjtë.

“Për këtë arsye LSDM-ja maksimalisht mundohet që në tërësi ta partizojë gjyqësinë dhe ta vendosë nën kontroll të saj, si edhe në vitin 1997 kur për një sekondë me një vendim skandaloz LSDM-ja ndërroi 617 gjykatës në republikën e Maqedonisë”, tha Stamenkovska.

Global

Shtoi se “dëshmi e pakontestueshme për planin e këtillë të LSDM-së është këshilli fërçkovist i të ashtuquajtura reforma në gjyqësi përmes të cilit Zaevi dëshiron të mundësojë vendosje të shërbyesve të saj të verbër të cilët do t’i zbatojnë porositë e saj”.

Stamenkovska theksoi se në këtë këshill për këtë qëllim Zaevi i ka vendosur të lustruarin Lubomir Fërçkovskin, Margarita Caca Nikollovskës që ta reformojë gjyqësinë sipas drejtimeve të liderit të saj, si dhe Gordan Kallajxhievin dhe Mirjana Najçeskën të cilët së bashku me të gjuajtën me ngjyrë ndaj institucioneve shtetërore.

T mobile In article [4]