VMRO-DPMNE sot vlerësoi se vendimi i Gjykatës së Apelit Shkup për marrjen e pasaportave të akuzuarve në rastet e PSP-së nuk është i balancuar, por në dëm të VMRO-DPMNE-së dhe njerëzve të cilët janë cak i ndjekjes politike.

Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE deklaroi se ka arshina të dyfishta gjatë vendosjes, duke theksuar në këtë rast se njerëzve të VMRO-DPMNE-së u merren pasaportat, derisa lideri i LSDM-së për rastin mitmarrje nuk i është marrë pasaporta.

Ai akuzoi se lideri i LSDM-së kryen presion mbi gjyqësinë që ta shpëtojë veten prej, siç tha, krimet që i ka bërë.