Vendimet e Gjykatës së Apelit, me të cilët nuk iu kthyen dokumentet e udhëtimit personave të cilët ndiqen nga PSP janë konformiste dhe nuk korrespondojnë me realitetin. Ata, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja, janë sjellë më shumë si kompromis, që të mos duket se gjykata i ka hedhur poshtë vetëm kërkesat absurde të PSP-së për paraburgime dhe masa më rigoroze, i hodhi poshtë edhe ankesat e mbrojtjes për kthim të dokumenteve të udhëtimit gjegjësisht pezullim të masave për sigurim.

Nga partia konsiderojnë se rrezik real për arratisje nuk ka dhe se Gjykata nuk duhet t’i nënshtrohet presion politik të LSDM-së ose madje, siç thonë, kanonadës së kërkesave të ndryshme të pabaza të PSP-së, por vendimet duhet t’i merr jashtëzakonisht në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe kurrsesi ndryshe.