VMRO-DPMNE i bëri thirrje Prokurorisë Speciale Publike të punojë në pajtim me ligjin dhe thotë se është e obliguar të gjitha materialet e përgjuara ilegale menjëherë pa përjashtim në procedurë ligjore t’i shkatërrojë dhe për shkatërrimin e materialet të krijojë procesverbal.

“Mos shkatërrimi dhe ruajtja e tyre, posedimi dhe shfrytëzimi  paraqet keqpërdorim të ashpër dhe serioz të detyrës zyrtare dhe është e dënueshme me ligj.  Ata thjeshtë mund të përdoren për shantazhim të qytetarëve dhe biznesmenëve” , deklaroi sot para dite Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Ai tha se PSP është vendosur dhe është instrument i Lidhjes Socialdemokrate për presion ndaj VMRO-DPMNE-së dhe për krijimin e materialeve me të cilat do të nxihet udhëheqësia e kësaj partie.

Global

Shtoi se objektiv i PSP-së është vetëm një parti politike dhe qindra njerëz nga VMRO-DPMNE faji i të cilëve, siç tha, nuk është krimi, por ajo që kanë qëndruar me popullin si beden i vetëm për mbrojtjen e shtetit.

T mobile In article [4]