VMRO-DPMNE edhe sot e ka akuzuar Prokurorinë speciale publike për përndjekje të partisë së tyre. Prej aty thonë se PSP-ja ka detyrë të udhëheq proces politik për të eliminuar VMRO-DPMNE-në dhe me këtë sipas tyre, ta dobësojë edhe shtetin.
Sipas tyre, PSP-ja është perde tymi për të mbuluar paaftësinë e qeverisë dhe vendimet e dëmshme për shtetin.
“PSP-ja ka për detyrë që çdoherë kur të jetë aktuale marrëveshja me Bullgarinë, me të cilën LSD-ja pranon histori të përbashkët dhe ndryshim të fakteve hiastorike, temë të mos jetë kjo marrëveshje, por vetë PSP-ja, çdoherë në vend të platformave, shitjeve të dëmshme dhe bizneseve kriminele, të flitet për PSP-në, e cila e luan rolin e porositur”, kumton VMRO-DPMNE-ja.
PSP-ja, vlerëson VMRO-DPMNE-ja, ka për detyrë të udhëheq proces politik me qëllim të vetmin eliminimin e VMRO-së dhe dobësimin e shtetit.
“Mëkati jonë është që plotë 11 vite ishim në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë, që rezistuam shumë presione dhe kërcënime në lidhje me emrin e shtetit, që nuk pranuam nënshkrimin e marrëveshjeve të dëmshme për popullin tonë, ose nuk pranuam platforma nga shtetet e huaja”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së