VMRO-DPMNE-ja konsideorn se PSP është vegël për presion ndaj VMRO-DPMNE-së sipas nevojave të LSDM-së dhe se të gjithë rastet dhe aktakuzat të cilat ata i kanë ngritur kanë qenë politikisht të motivuara, pa dëshmi bazike dhe përfundimisht të paargumentuara.

Sipas partisë, rasti “Transporter” është shembull tipik për hajkë të inspiruar politike dhe krijim të rastit dhe atje ku nuk ka, me qëllim të vetëm dhënie të materialit për fushatës negative dhe nxirje të VMRO-DPMNE-së midis qytetarëve, me qëllim për dobi politike për LSDM-së.

“PSP në aktakuzën ‘Transporter’ shërbehet me konstruksione të plota dhe gënjeshtra të krijuara me vetëdije. Teza e PSP-së se kryetari i komunës së Manastirit së bashku me kryetarin komunal të Komisionit për furnizime publike dhe një grup i transportuesve kanë vepruar ilegalisht gjatë tenderëve për transport të nxënësve është e pavërtetë. Njëjtë siç është e pavërtetë se komuna Manastir e ka paguar transportin më të shtrenjtë në botë. PSP dha të dhëna të rrejshme sensacionale se transporti publik në qytetin e Manastirit është më i shtrenjtë se ai në Tokio, që është manipulim i ashpër me faktet me qëllim të gënjimit të vetëdijshëm të qytetarëve”, deklaroi sot Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga partia konsiderojnë se PSP nuk ka guxuar ta hetojë transportin e nxënësve në komunën e Strumicës, sepse atje kryetar komune ka qenë Zoran Zaev.

Global