“Nëse punët ngelin kështu, KO i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim që edhe përskaj dëshirës dhe vullnetit të sinqertë, VMRO-DPMNE nuk do të mundet ta përkrah këtë marrëveshje në Kuvend. Me dispozitat e tanishme të kësaj marrëveshje, ndoshta jo menjëherë, por për një ose më shumë vite nga nënshkrimi i saj, në kohën e zbatimit të saj, Maqedoni do të përballet me probleme serioze, zgjidhja e të cilave do të jetë në dëm të Maqedonisë. VMRO-DPMNE nën këto kushte nuk do që ta ndajë përgjegjësinë që LSDM-ja do ta ketë përpara qytetarëve të Maqedonisë dhe popullit maqedonas, në situatë kur LSDM shkon kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.