Gjthsejt prej 35 deputetëve nga VMRO-DPMNE janë paraqitur për fjalim rreth raportit të Prokurorit Publik, vetëm pak para në pikën për shkarkimin e prokurorit Marko Zvrlevskit, përcjell TetovaSot.

Më parë, VMRO-DPMNE Ilija Dimovski, në një konferencë informoi se ka dërguar letër tek kryetari i  Parlamentit për formimin e 10 grupeve parlamentare. Sipas kërkesës,  9 prej grupeve do të kenë nga pesë anëtarë, dhe një do të ketë gjashtë anëtarë. Siç tha Dimovski , kjo është bërë në mënyrë që të jenë në gjendje të përdorin të drejtën e rregullores me mundësinë e pjesëmarrjes më të madhe në diskutim.

Rregullorja përcakton që koordinatori i grupit parlamentar mund të flas 15 minuta dhe të paraqitet në vërejtjet procedurale prej tre minutave.

Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Daniela Rangel, Pancho Minov – janë disa nga emrat e koordinatorëve të 10 grupeve parlamentare të propozuara nga VMRO – DPMNE.

Me këtë procedurë, shkarkimi i Zvrlevski mund të zvarritet me ditë, në qoftë se ndonjë prej paraqiturit nuk heq dorë nga e drejta për të diskutuar dhe për replika./TetovaSot/