VMRO-DPMNE-ja sot në kumtesë thekson se LSDM-ja, ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe kryeministri Zoran Zaev edhe pse muaj më parë kanë folur për shqetësimin e tyre se Maqedonia ka hyrë tepër në borxh, tani pasi janë në pushtet propozojnë ribalanc të Buxhetit me huamarrje më të madhe të shtetit deri në fund të vitit për 150 milionë euro.

“Që në muajin e parë pasi erdhën në pushtet e futën shtetin në borxh me 60 milionë euro. Në shkallën e huamarrjes vendore Qeveria e LSDM-së planifikon në vend të 17,8 miliardë denarë të marrë hua 20,7 miliardë denarë. Këto janë 48,3 milionë euro borxh i ri ndaj kreditorëve vendor. Në shkallën e huamarrjes ndaj vendeve të huaja Qeveria e LSDM-së planifikon që në vend të 12,3 miliardë denarë, t’i fusë në borxh qytetarët me 18,4 miliardë denarë. me këtë planifikojnë të na fusin në borxh me 100 milionë euro plotësuese më shumë ndaj kreditorëve të huaj”, thuhet në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja kanë premtuar se nuk do t’na fusin në borxh, ndërsa tani me ribalancin kanë paralajmëruar se për vetëm pesë muaj do ta rrisin borxhin e planifikuar për pothuajse 150 milionë euro.

Global

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dinë se pse shteti po merr borxh me shumë të atillë dhe ku LSDM-ja do ta shpenzojë, njofton VMRO-DPMNE-ja

T mobile In article [4]