VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje në të cilën ka emëruar anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv. Emrat e rinj i ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski.

Sipas vendimit anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv janë: profesori Dragi Dimitrovski, Igor Nikolov, Hristijan Mickovski, Zeqir Ramçiloviq, Aleksandar Nikolovski, Xheri Naumov, Zlatko Perinski, Nikola Srbov, Slave Trpeski, Ane Lashkoska, Sead Solakovski, Mario Cvetkovski.

“Mbështetja njëzëri nga Komiteti Qendror është detyrë e madhe për çdonjërin prej neve. Nder që në ekip na bashkangjiten persona të dëshmuar”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.

Në Komitetin Ekzekutiv mbeten edhe disa emra që kanë qenë më parë si: Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Vllatko Gjorçev, Koce Trajanovski, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Daniella Rangellova, Vlladimir Neloski, Nermin Tellovska dhe Zoran Savevski.