LSDM filloi ta partizojë administratën në Republikën e Maqedonisë, për të cilën gjë flet edhe ajo që për njeri të parë të Agjencisë për administratë emëroi jo vetëm njeri partiak, por edhe një anëtar të këshillit ekzekutiv të partisë Spase Gligorov, akuzoi VMRO-DPMNE.

Sipas Nevenka Stamenkovska të VMRO-DPMNE-së, kontestues janë edhe “përpunuesit dhe profiterët e ish-sektorit joqeveritar të cilët hyjnë në qeveri madje edhe më shpejtë se kuadri i BDI-së dhe LR-PDSH-së në koalicion.

Shtoi se sektori joqeveritar i cili është privatizuar nga LSDM, tani shkoi në falimentim dhe do të likuidohet, ndërsa llogarinë për këtë, tha, do ta paguajnë qytetarët me dhjetëra milionë denarë në vit, mjete të cilët kanë mundur të shfrytëzohen për çmime më të ulëta të barërave, sallave të reja sportive, kopshteve, këndeve sportive…

Dënimin për punësimet e tilla partiake, siç potencoi LSDM-ja do ta përjetojë në zgjedhjet e para të ardhshme.