VMRO-DPMNE pohon se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po punon paligjshëm dhe po e partizon Ministrinë duke spastruar njëkohësisht me kuadrot profesionsite të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin meritore për shumë aksione.

“Ajo që po bën Oliver Spasovski është tërësisht joligjore dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për punë të brendshme”, tha Sasho Pavlovski nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp, duke cekur se “i tërë kaosi të cilin e ka krijuar Spasovski ka rezultuar me ulje drastike të aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Të gjithë ata që kanë integritet personal dhe profesional në Minsitri, theksoi Pavllovski, u bënë cak i sulmeve të ministrit të ri dhe ekipit të tij politik.

Formimi i policisë partiake, theksoi, është tërësisht i papranueshëm dhe do ta përkeqësojë sigurinë në shtet.