VMRO-DPMNE-ja sot kumtoi se pas punës së djeshme të, siç thuhet, zyres së LSD-së, PSP, është krejtësisht e qartë se po “bëhet sulm i vetëm mbi VMRO-DPMNE-në, me qëllim të eliminimit të saj politik për dobësimin e tërësishëm të Maqedonisë dhe plotësimin e planeve të atij që e ka paramenduar tërë këtë skenar”.

“Qëllimi është stigmatizimi dhe njollosja e qindra njerëzve nga VMRO-DPMNE-ja, kundër të cilëve po udhëhiqet proces politik, qëllimi i fundit i të cilit është politik, e jo juridik”, qëndron mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë, “proces të tillë të montuar politik në përmasa të tilla, kundër një partie, pa dëshmi, e me qëllime politike, nuk mban mend Maqedonia në historinë e saj”.