VMRO-DPMNE kërkon që Avokati i Popullit si institucion i cili kujdeset për të drejtat e njeriut të ngritë procedurë kundër të gjithë atyre të cilët bëjnë ndjekje të inspiruar partiake ndaj të punësuarve në administratën shtetërore, ndërsa arsye e vetme, siç theksojnë, është se nuk janë anëtarë të LSD-së.

“LSD në mënyrë të paligjshme dëbon nga puna dhe i le në rrugë nëna dhe gra kryefamiljare dhe për këtë, obligim i Avokatit të Popullit është ta ndalojë këtë tërbim dhe ndjekjen e partisë në pushtet. Për obligim e ka Avokati i Popullit përfundimisht të vendoset në anën e drejtësisë, e jo të hesht dhe të vëzhgojë heshtur”, theksoi sot Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.

Në vend LSD të merret dhe preokupim kryesor ta ketë hakmarrjen politike, theksoi ajo, të kapen për pune dhe t’i realizojnë të gjitha premtimet që ua dhanë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Global