Në orët e para të ditës së sotme një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e kontaktit më rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në shtëpinë e tij shtetasi me inicialet shtetasi F.L., 38 vjeçar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një tel elektrik, shkruan Lapsi.al.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.