Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershorit, kishte kaluar nga vendi i dytë në atë të tretë, dhe fajtorë për këtë gjë është Kryesia e kësaj partie. Kështu të paktën thotë Vjosa Osmani, deputete e zgjedhur e kësaj partie.

Osmani deklaroi se kësaj partie i kushtoi shumë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përgjegjësi për këtë duhet të jap Kryesia e LDK’së.

‘Natyrisht se LDK’ja nuk ka dalë mirë në këto zgjedhje dhe kjo është një e vërtetë që duhet ta themi qartë sepse pa e pranuar nuk mund të ecim përpara dhe të përparojmë. Unë mendoj se ajo që e ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka qenë ë vështirë të kapërdihet nga votuesit tonë ishte koalicioni me PDK’në i vitit 2014. Ishte një gjë që e theu besimin”, tha Osmani.