Deputetja e zgjedhur e LDK’së Vjosa Osmani foli për mundësinë e koalicioneve duke u shprehur se përjashtim PDK’së, LDK është e hapur për të bërë koalicione me të gjitha partitë e tjera.

Thotë se asnjë nga partitë nuk duhet të vë kusht postin e Kryeministrit pa u dakorduar në program qeverisës.

‘Mos të ketë fare as bisedime për koalicion me PDK’në por as me koalicionin PAN’, theksoi Osmani.

Deputetja e LDK’së u shpreh se mundësinë për mandatarin e dytë nuk e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje por secila parti që pas dështimit të PAN do të mund t’i siguronte 61 vota për formimin e Qeverisë.

“Për formimin e Qeverisë herën e parë ka të drejtë fituesi i zgjedhje e herën e dytë kushdo nga partitë që dëshmon se i ka 61 deputetë pas vetës”, tha Osmani për Tribuna Channel.

Osmani shtoi se është ithtare e një koalicioni të madh në mes të koalicionit LAA-Lëvizja Vetëvendosjes-AAK dhe Nisma për shkak se siç tha ajo një koalicion i tillë do ta pamundësonte një Qeveri me Listën Serbe dhe do ta pengonte votën e kësaj partie për çështjet e mëdha të vendit.