Pas reshjeve të fundjavës që lamë pas, kjo javë parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe pa vranësira në bregdet e Shqipërisë.

Madje, sipas meteorologëve, duke nisur nga dita e mërkurë, temperaturat në vendin tonë do të rriten ndjeshëm. Kjo si rezultat i valës së të nxehtit afrikan, që prej javësh tashmë ka përfshirë Europën, e veçanërisht Mesdheun.

Sinoptikanët parashikojnë që nga e mërkura e në vazhdim gjatë gjithë Korrikut, vlera maksimale e termometrit të ngjitet mbi 35 gradë C.

Global