Një përgjigje për Presidentin grek Prokopis Pavlopulos ka kryetarja e Forumit të Gruas te PDIU Vjollca Braho.

Pavolpulos kërkoi që Shqipëria të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek, si një kusht i qartë për anëtarësimin në BE, duke sjellë në vëmendje prishjen e disa objekteve në Himarë që sipas tij nuk i përkasin shqiptarëve.

Braho shkruan se të drejta e minoritetit grek nuk janë shkelur nga shteti shqiptar, por në përgjithësi këtë gjë ek anë bërë grekët duke nisur nga çështja çame.

Statusi i plotë

Permes gjuhes se shantazhit, Presidenti i Greqise Z. Pavlopulos, kerkon respektimin e te drejtave te minoritetit grek, te drejta te cilat kurre nuk jane shkelur nga shteti shqiptar, sepse sipas tij shembja e disa banesave ne Dhermi eshte bere per arsyen e vetme se i perkasin minoritetit grek ne Shqiperi.

Shteti shqiptar nuk ka bere kurre dallim mes shtetasve shqiptar qofshin keta me kombesi shqiptare apo greke dhe shembjet e fundit jane bere per arsyen e vetme se kane qene te ndertuara mbi kolektor, nderkohe qe jane marre edhe masat per demshperblimin e tyre sipas rastit.

Ndersa e perqendron shantazhin ne aspiraten e Shqiperise per te qene pjese e BE, kreu i shtetit grek harron se vete Greqia i ka shkelur prej kohesh te drejtat e njeriut, duke mohuar ekzistencen e Çeshtjes Çame. Meqenese Presidenti i Greqise, Z. Pavlopulos flet per te drejtat e mohuara sigurisht qe duhej te kerkonte nje ndjese te madhe ne emer te vendit te tij per mijera viktimat e pafajshme te shqiptareve te Çamerise si dhe te thoshte nje fjale te vetme per pronat dhe shtepite tona, qe prej vitit 1944 po presin rikthimin tone. Por ne jemi ketu dhe nuk do te lodhemi kurre duke kerkuar te drejtat e mohuara me dhune!

Ne kemi treguar gjate gjithe ketyre viteve qe dime te falim, por jo te harrojme, sepse per djemte dhe vajzat çame, amaneti i Çamerise eshte Ylli Polar qe i drejton ne rrugen pakthim te zgjidhjes se saj!