Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë kontratën e tij me Milanin

Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabell shpreson se brenda pak minutash do të finalizohet marrëveshja me Gianluigi Donnarumman dhe vëllain e tij.

Të dy vëllezërit janë në Casa Milan, ku po presin për nënshkrimin e kontratave.

“Ne shpresojmë se Gigio dhe vëllai i tij do të nënshkruajnë brenda pak minutash”, tha Mirabell për Premium Sport.

Donnarumma pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2021 dhe do të ketë një klauzolë prej 70 milionë eurosh