SHBA –ja dhe Koreja e Jugut kanë mbajtur një stërvitje masive për hedhjen e raketave balistike, pasi Koreja e Veriut testoi një raketave me rreze të gjatë që besohet se mund të arrijë Amerikën kontinentale.

“Vetëpërmbajtja është ajo qe ndan nga armëpushimin nga lufta por kjo mund të ndryshojë në çdo kohë, thanë të dy ushtritë aleate.

Do të ishte një “gabim i rëndë” që Koreja e Veriut të mendonte ndryshe, theksuan  përfaqësuesit ushtarakë.

Kina dhe Rusia i kanë kërkuar Veriut që të pezullojë programin e saj të armëve në këmbim të ndalimit të stërvitjeve ushtarake mes Amerikës dhe Koresë së Jugut.

SHBA ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për të diskutuar testin e djeshëm të Kim Jong-un.

Një sesion i mbyllur i trupit prej 15 anëtarësh do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Pheniani pohoi të martën se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).