Viti i ardhshëm mund të jetë kyç për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Athinës dhe Shkupit, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Gazeta duke cituar burime diplomatike, thekson se zyrtarët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se mund të ketë mundësi që çështja e emrit të zgjidhet në periudhën mes zgjedhjeve lokale në tetor dhe zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni në vitin 2019.

Shpresat për të zgjidhur problemin me emrin u paraqitën pas formimit të Qeveris së re me kryeministrin Zoran Zaev në qersho. Pas formimit të Qeveris, Ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov muajin e kaluar vizitoi Athinën për t’u takuar me homologun e tij grek Nikos Kotzias, i cili, nga ana tjetër, duhet ta vizitojë Shkupin në fund të gushtit.

Një tjetër arsye, për të cilën diplomatët perëndimorë vlerësojnë se është e mundur zgjidhja e kontestit të emrit, është interesi i sërishëm amerikan për rajonin, kryesisht pas rrezikut që Rusisë të bëj përpjekje për të zgjeruar ndikimin e saj mbi vendet më të dobëta si Bosnja dhe Hercegovina, shkruan ” Kathimerini “.

Global

Comments are closed.