Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse edhe gjatë ditës së sotme me kujdesin më të madh, i kanë ndjekur ngjarjet të lidhura me dy rastet fatale të pacientëve me formë të rëndë akute progreduese të sëmundjes febrile me përfshirje multiorganike, qëndron  në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë ditës së djeshmë, ekipe profesionale të Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës për shëndet publik-Tetovë, dolën në terren në fshatin Simnicë, ky kryen ekspertizë dhe anketë epidemiologjike, me cka është bërë deratizimi dhe dezinsektimi i shtëpive dhe objekteve të të ndjerëve, janë marrë mostra për analiza për ujin e pijshëm, është bërë edukim shëndetësor të popullatës për simptomet dhe prevenimin e sëmundjes”, qëndron në kumtesë.

MSH njofton se gjatë ditës së sotme, ekipet profesionale gjegjësë se bashku me Agjencinë për ushqim dhe veterinë, i zgjeruan mbikëqyrjet e rrethit më të gjerë, duke përfshirë vathën ku kanë kanë qëndruar disa nga të prekurit.

Ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë me përfaqësues të Klinikës infektive, sot e kanë vizituar repartin infektiv pranë Spitalit të përgjithshëm Gostivar, gjatë së cilës kanë kryer konsultime metodologjiko-profesionale me personelin mjekësor.

“Sapo morëm rezultatet e analizave për dy të ndjerët, përmes së cilave me teknika të larta sensitive është vërtetuar shkaktari etiologjik – virusi Hantan, shkaktar më i shpeshtë i etheve akute hemorragjike me sindrom renal në këtë rajon”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

T mobile In article [4]

Nga atje informojnë se kjo sëmundje nuk transmetohet nga njeriu në njeri dhe se Ministria e Shëndetësisë edhe më tutje e ndjek me vigjilencë situatën.