Roma ende është duke kërkuar një sulmues krahu.

Ekipi italian pas shitjes së Mohmaed Salahut kërkon transferimin e një anësori.

Së fundmi Roma është futur në garë për argjentinasin, Luciano Vietto.

Vietto ishte i huazuar nga Atletico Madrid tek Sevilla edicionin e fundit duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë në 31 ndeshje.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi e njeh mirë lojtarin dhe ka kërkuar transferimin e tij në kryeqytetin italian.

‘Calciomercato’ shkruan se Roma ka gati tre milionë euro për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje pas një viti.

Pas një viti Roma do të jetë e detyruar t’i paguajë Atletico Madridit edhe 20 milionë euro të tjera.

Gjatë vikendit dy klubet do të kenë një takim ku do të diskutojnë rreth mundësisë së këtij transferimi.