Një ndërtues në Vlorë ka përfunduar në polici ditën e sotme, për dy raste të vjedhjeve të elektrike, të konstatuara gjatë aksioneve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Mësohet se ndërtuesi është shoqëruar në komisariat, pasi gjatë aksionit të OSHEE kundër lidhjeve të paligjshme, është konstatuar se ai kryer lidhje te paligjshme në dy biznese.

Të dyja këto biznese janë pronë e tij.