Një depo ushtarake në Portugali është vjedhur nga persona ende të paidenfikuar, të cilët kanë marrë qindra armë  dhe eksplozivë.

Një faqe interneti spanjolle ka zbuluar një listë të gjerë të granatave, municioneve dhe eksplozivëve të vjedhura nga Tancos, në veri-lindje të Lisbonës.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm.

“Duhet të shikohen lidhjet me vjedhjet e armëve në shtetet e tjera të NATO-s”, shtoi ai pa përmendur se cilat vende anëtare kishte në mendje.

Vjedhja u bë publike më 28 qershor por detajet dhe sasia e municioneve të marra u konfirmuan sot.