Christian Karembeu insiston se Arturo Vidal do të mund të luante në Real Madrid

Legjenda e Real Madridit, Christian Karembeu ka lavdëruar mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Ai tha se mesfushori kilian do të mund të luante në çdo skuadër, përfshirë këtu edhe Real Madridin.

“Vidal ka shumë talent dhe mund të luajë në çdo skuadër në Evropë. Ai është lojtar i rëndësishëm në Bayern Munich, por do të mund të luante edhe në Real Madrid”, tha Karembeu.

Vidal dikur ka qenë në listën e dëshirave të Realit, por ai tashmë ka thënë se është i lumtur në Bayern.