Arturo Vidal apo Angel Di Maria? Njëri nga lojtarët mund të përfundojë në “Giuseppe Meazza”

Sipas “Tuttomercatoweb”, Interi është gati të lë gjurmë në afatin kalimtar të verës dhe do të fillojë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, transmeton Gazeta Express.

Kjo e përditshme raporton se njëri nga mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, ose ai i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, mund të transferohen në Serie A.

Interi po insiston për Vidalin, që tashmë është refuzuar oferta prej 57 milionë eurove nga klubi gjerman.

Në anën tjetër, “Calciomercato.com”, raporton se negociatat mes Intrerit e PSG-së po vazhdojnë për Angel Di Marian.

“Calciomercato.com” shkruan se 29 vjeçari do të largohet nga Franca nëse transferojnë Neymarin ose Alexis Sanchezin.

Koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini, ka marrëdhënie të mira me agjentin e Di Marias, Pablo Sabbag dhe do të tentojë deri në ditën e fundit për ta transferuar ish anësorin e Real Madridit.

Raportohet se vlera e 29 vjeçarit është 30 milionë euro dhe Zi Kaltrit janë duke tentuar që t’i shkëmbejnë lojtarët, duke u ofruar Geoffrey Kondogbiam.

Global