Importet e veturave nga Shtetet e Bashkuara do të duhet të bëhen më tërheqëse në dizajnin e tyre, më të përballueshme ose me efiçiencë të karburantit, në mënyrë që të përfitojnë nga përpjeket e presidentit Trump për të rinegociuar një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut.

Trump u takua me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae, javën e kaluar dhe tha se SHBA do të shikojë që të rregullojë mosbalancimet e tregtisë me aleatin e tyre kyç, duke krijuar ndër të tjera një nivel të lojës për prodhuesit e automjeteve amerikane, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht markave të tilla si Ford, GM dhe Chrysler që regjistrojnë afro dyfishin e importeve vitin e kaluar, shitjet e tyre përbëjnë vetëm 1% në tregun e Koresë së Jugut, ku mbizotërojnë Hyundai dhe Kia, raporton Autonews.

“Trajtimi i barrierave jo tarifore nuk do të rrisë në thelb konkurrueshmërinë e veturave të SHBA”, tha një zyrtar i lartë i qeverisë koreane, i cili preferonte të mbetet i paidentifikuar, në një intervistë me Reuters.

“Ajo që ne vërtetë dëshirojmë t’i themi Shteteve të Bashkuara është: të bëjnë vetura të mira, të bëjnë vetura që konsumatorët koreanë pëlqejnë”.

Me këtë në mendje, në Korenë e Jugut, modelet amerikane shihen si inferiore ndaj veturave gjermane në aspektin e imazhit të markës, sofistikimit dhe ekonomisë së karburantit, me përjashtim të Tesla Motors dhe GM Bolt, pasi automjetet elektrike janë rritur në popullaritet. /Indeksonline/