5 kosovarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku vetëm gjatë ditës së premte.

Aksidenti më i rëndë gjatë kësaj dite ka ndodhur te rrethrrotullimi në Lakrishte rreth orës 01:00 pas mesnate, ku vetura ka rënë nga ura. Ajo besohet se  “fluturoi” nga pika goditëse 53 metra

“Shkak i aksidentit ku humbën jetën katër persona të së njëjtës familje dyshohet të jetë shpejtësia e madhe. Bashkë me viktimat ishte edhe një 17-vjeçar, i cili është duke u trajtuar në QKUK”.

Në momentet e këtij aksidenti, nuk ka funksionuar ndriçimi publik.

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën nga janari deri më sot dhe mbi 5000 të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Global