Sebastian Vettel i pakënaqur me vendin e dytë në pistën e Austrisë. Piloti i Ferrarit, pavarësisht se ka arritur të krijojë një distancë prej 20 pikësh nga Lewis Hamilton, ka pakënaqësi ndaj vetes së tij për vendin e dytë që arriti në Austri. Në një  intervistë të dhënë Vettel nuk nga nguruar ta shprehi hapur një fakt të tillë, gjithashtu ai lëshoi dhe akuza në drejtim të Valtteri Botas.

“Nëse do të kishte patur edhe një xhiro tjetër, jam i bindur se do të kisha arritur të pozicionohesha i pari. Unë vazhdoj të besoj se Valtteri kreu një start fals, jo të drejtë, por nuk jam unë ai që duhet të bëjë rolin e gjyqtarit. Distanca me Hamilton? Me vjen mirë për këtë fakt, por sërish e theksoj, do doja që në Austri të renditesha i pari.”

Ndryshe nga shoku i tij i skuadrës, pilitoi tjetër i Ferrarit nuk mundi dot të arrinte një rezultat pozitiv. Në pjesën e parë të garës ai pati probleme me gomat, gjë të cilën arriti ta rregullonte në pit-stop, por pas këtij  momenti distanca që ishte krijuar me rivalët e tij ishte e madhe.