etëvrasja e një vajze adoleshente ka tronditur opinionin publik në Pukë. Vajza 17-vjeçare e identifikuar si Diana Kola është gjetur e vetëvarur pranë banesës së saj, ndërsa familjarët e kanë dërguar me urgjencë për në spital.

Por kur ajo ka mbërritur në urgjencë, kishte ndërruar jetë. Policia e Shkodrës ka dhënë edhe informacionet paraprake në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ja çfarë thotë policia:

Sot rreth orës 17:45, nga familjarët është dërguar në spital pa shenja jete shtetasja D. K., 17 vjeçe, banuese ne Gomsiqe, Njësia Administrative Qerret, Bashkia Pukë, e cila është gjetur e vetëvarur nga familjarët në afërsi të banesës së saj.

Menjëherë është lajmëruar Prokuroria dhe Grupi Hetimor të cilët janë nisur në vendngjarje dhe Mjeko-Ligjor për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se shkaku paraprak i vetëvarjes është depresioni. Gjithashtu theksojmë se gjatë tre viteve të fundit ka marrë mjekime për depresion, nga mjeku psikiatër.